Kjo është Gjermania – Zbuloni të ardhmen tuaj
Jeni një punonjës i kualifikuar në fushën e shkencave inxhinierike, TI-së, shkencave të natyrës dhe teknikës? Po mendoni të punoni në Gjermani?
Apo ndoshta dëshironi të studioni apo të formoheni profesionalisht?
Në këtë faqe interneti do të gjeni informacione të shkurtra bazë në gjuhën tuaj. Nëse jeni të interesuar për informacione të mëtejshme, ju lutemi vizitoni portalin tonë të mirëseardhjes në gjuhën gjermane, angleze, spanjisht dhe francez:

Quick-Check
Me këtë Quick-Check mund të kontrolloni mundësitë tuaja për të punuar dhe jetuar në Gjermani.

Tregu i punës
Shtetasit nga Ballkani Perëndimor
Ju jeni nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi apo Serbia? Ne do t'ju tregojmë se cilat mundësi keni me Ligjin rreth imigrimit për të hyrë në Gjermani.
Gjermania në vendin tuaj
Gjeni personat e kontaktit të institucioneve gjermane në vendin tuaj.
Shiko të gjithë personat e kontaktit

Të arrish i përgatitur dhe i suksesshëm në Gjermani
Këshillime cilësore – Përcjellje – Përkrahje. Dëshironi të punoni, të studioni, ta ndiqni sistemin dual apo të beni bashkim familjar në Gjermani? Me përkrahjën nga Diakonie përgaditeni në mënyrën më të mirën në rrugëtimin e juaj në Gjermani. Këshillohuni në vendlindjen e juaj.

Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK)
Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK) në Tiranë është e hapur për të gjithë. Ju mund të informoheni edhe të këshilloheni rreth temave të ndryshme ndër të tjera mbi "mundësitë për punë dhe për arsimin profesional në Gjermani".
Shërbim telefonik Të punosh dhe të jetosh në Gjermani
Nëpërmjet shërbimit tonë telefonik ju mund të merrni një këshillim të personalizuar në gjermanisht ose anglisht në lidhje me temat: kërkimi i një pune, puna dhe profesioni, njohja e diplomave profesionale, hyrja dhe qëndrimi në Gjermani, si dhe mësimi i gjermanishtes. Informacione të mëtejshme mbi shërbimin telefonik mund të gjeni te.
Njohja e diplomës në Gjermani

Dëshironi që t`ju njihen në Gjermani dëshmitë e formimit profesional? Se si arrihet kjo gjë mund ta mësoni në portalin “Njohja e diplomës në Gjermani”. Këshillueset dhe këshilluesit janë të gatshëm t´iu përgjigjen pyetjeve tuaja edhe nëpërmjet telefonit. Informacione mbi shërbimin telefonik mund të gjeni këtu.

www.make-it-in-germany.com është portali shumëgjuhësor i Qeverisë Federale (të Gjermanisë) për puntorët e huaj e kualifikuar.
Ai informon të interesuarit për emigracionin, se si mund të bëjnë rrugën e tyre drejt Gjermanisë me sukses - nga përgatitjet në vendin e origjinës deri në mbërritjen dhe hapat e parë në Gjermani.

Zbuloni portalin "Bëni atë në Gjermani"!